SARANDË- Një gomone e braktisur është gjetur sot në grykëderdhjen e Bistricës në Sarandë. Nga të dhënat paraprake mësohet se mjeti lundrues mund të jetë vjedhur, ndërsa dyshohet se ai i përket një shtetasi italian.

“BalkanWeb” ka siguruar foto nga mjeti lundrues. Po ashtu mësohet se brenda gomones nuk kishte asnjë gjë të dyshimtë, pasi ajo ishte bosh.

Kujtojmë se në zonën bregdetare të vendit tonë janë gjetur mjete lundrimi të braktisura, të cilat dyshohet se janë përdorur për transport të lëndëve narkotike nga trafikantët. Ndërkohë, priten detaje zyrtare nga policia.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: