Një pako e vogël, brenda së cilës dyshohet të ketë lëndë plasëse ka shkaktuar panik në zonën e Astirit në kryeqytet.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se pakoja brenda së cilës dyshohet të ketë lëndë plasëse është lënë në asfalt, në anë të bordurës. Qytetarët të alarmuar kanë njoftuar policinë, ndërsa forcat xheniere janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Pak minuta më pas u krye edhe shpërthimi i kontrolluar, nga i cili rezultoi se nuk kishte lëndë plasëse.

NJOFTIMI I POLICSE
Tirane/Informacion Paraprak

Në Unazë te Re, tek rrethrrotullimi i dytë, në asfalt në anë të bordurës, është konstatuar një pako ku dyshohet se brenda saj ka lëndë shpërthyese.

Në vendngjarja po shkojnë ekspertët e repartit antieksploziv të Reneas për veprime të mëtejshme.

Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë. (foto ilustruese)

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb