Policia në Shkodër njofton se është gjendur trupi i pajetë i një personi në afërsi të Urës së Bahçallëkut në lumin në Drin.

Trupi i pajetë i përket një shtetasi afër 40 vjeç, ende i paidentifikuar, i gjatë rreth 175 cm. Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk konstatohen shenja të dhunës.

“Shkodër/Informacion paraprak.

Në lumin Drin, në afërsi te urës së Bahcallekut, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi rreth 40 vjeç, ende i paidentifikuar, i gjatë rreth 175 cm, i veshur me triko pambuku me mëngë të  gjata ngjyrë gri,  pantallona të gjata ngjyrë kafe, atlete të zeza Adidas, me flokë të shkurtër dhe pa mjekër.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatatuar shenja dhune.

Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për identifikimin e 40 vjeçarit si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb