TIRANË

Një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën e Kavajës në Tiranë. Lajmi konfirmohet nga policia e Tiranës. Sipas bluve të kryeqytetit, trupi i pajetë i shtetasit me iniciale R.Z u gjet në një ndërtesë që ka shërbyer si kabinë elektrike por që tashmë është jashtë funksionit. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune nbë trupin e viktimës.


Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 14.50, në rrugën e “Kavajës” , në një ndërtesë që ka shërbyer si  kabinë elektrike por tashmë  është jashtë funksionit, është gjetur pa shenja jete, i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. Z.,39 vjeç. Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime  nga ndonjë faktor tjetër. Dyshohet se shkaku i vdekjes është  për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.


(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: