Një trup i pajetë është gjetur në kryeqytet pranë shkollës “Andrea Stefani” në Laprakë.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

Burime nga policia bëjnë me dije se në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhuna.

Dyshohet se vdekja mund të ketë ndodhur për shkaqe natyrale.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2024, rreth orës 09:45, në rrugën “Gjergj Legisi”, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë dyshohet i shtetasit I. T., 75 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb