Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00 në Zall-Bastar.

Vijon ende puna për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes të së moshuarit.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 13.01.2025, rreth orës 09:00, në Zall-Bastar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij shtetasi Xh.M, rreth 81 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb