Policia e Durrësit njofton se një 40-vjeçar është gjendur pa shenja jete në banesën e tij.

Mësohet se viktima është shtetasi A.V, 40 vjeç. Sipas policisë, në trupin e viktimës nuk janë gjendur shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

“Durrës/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, njofton Urgjenca e Spitalit të Durrësit se në lagjen nr. 8 Durrës, në banesën e tij, është gjetur i pajetë shtetasi A. V., 40 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 40 vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe  paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 40 vjeçarit”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: