GJKKO kalon për gjykim çështjen ndaj ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Dako është aktualisht në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi është në hetim për shpërdorim detyre në dy raste.

Vangjush Dako u lirua, pasi qëndroi për 9 muaj në paraburgim, saktësisht më datë 27 shkurt 2024, pasi skaduan afatet e paraburgimit, dhe ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie”, me mbikëqyrje policore 24 orë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: