Sot, 10 të arrestuarit si pjesëtarë të grupit kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine janë paraqitur përpara gjyqtarëve.
Të akuzuarit, pasi folën në seancë gjyqësore, janë njohur me masën e sigurisë. Gjykata vendosi që të 10-të të qëndrojnë në qeli.
Të arrestuarit janë Geis Fejsullai, Klajdi Birçe, Artion Çaushllari, Endi Sejdini, Aldi Zonja, Ismail Abdurrahmani, Baki Huqi, Hiëlen Narvaez, Joze Vasquez dhe Samuel Serrano. Seanca ndaj tyre nisi në orën 09:30 minuta.
Droga, që futej në vendin tonë nëpërmjet lëkurës së gjethit, përpunohej më tej nga kimistët nga Venezuela e Kolumbia në laboratorin e Qerekës në Fushë Krujë. Pronari i banesës ku ishte ngritur laboratori i kokainës është shtetasi Endi Sejdini, 25 vjeç.
(Balkanweb)