TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda vendos të lërë në fuqi masën “arrest shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Avokati i Tahirit, Maks Haxhia ka deklaruar se do ta apelojë masën, pasi prokurorët nuk kanë sjellë asnjë provë të re.

Nga ana tjetër siç bën me dije për “BalkanWeb” gazetarja Klodiana Lala edhe prokurorët nuk janë dorëzuar. Ata pritet të apelojnë vendimin në Gjykatën e Apelit, ku do të kërkojnë arrestimin e tij.

 

Në një prononcim në përfundim të seancës, Haxhia deklaroi se ka analizuar të gjithë dosjen e prokurorisë, mbi të cilën gjykata kishte vendosur “arrest shtëpie” për Tahirin por se nuk kishte asnjë provë të re.

 

Ne analizuam gjithë dosjen mbi të cilën Gjykata e Krimeve të Rënda kishte pranuar kërkesën e prokurorisë për arrest shtëpie. Sa për dijeninë tuaj dhe të publikut në të gjithë materialet e dosjes nuk kishte asnjë provë të re që e implikonte zotin Tahiri. Në materialin që kam lexuar nuk ka asgjë. Prokurori tha edhe që duhet të arrestohet zoti Tahiri sepse mund të ndërhyjë në tavolinë dhe zyrën time për të prishur provat”, deklaroi avokati Haxhia.

 

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb