Gjykata e Fierit ka marrë vendimin për lirimin nga burgu të eurodeputetit të Greqisë, Fredi Beleri.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga avokati i Belerit, Geni Gjyzari.

“Gjykata e pranoi kërkesën tonë, urdhëroi lirimin para kohe, mbeteshin edhe rreth 6 javë nga lirimi. Respekte për gjykatën. U vendos lirimi me kusht, rreth 2 muaj i kishin mbetur. Ai pronari që ka çelsat e burgut dha lejen pas zgjedhjeve që të dalë”, tha ai.

Fredi Beleri është dënuar me 2 vite burgim për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet e 14 Majit 2023 në Himarë, teksa sipas dy shkallëve të GJKKO u provua se pagoi 400 euro për 8 vota.

Belerit i kishin mbetur dhe 6 javë deri në shlyerjen e dënimit prej 2 vitesh burg, të cilin e mori për korrupsion zgjedhor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb