Gjykata e Apelit ka lënë në burg 3 të dyshuarit të cilët akuzohen se goditën me një mjet makinën e nëndrejtorit të policisë, Gjergji Oshafi.

Mësohet se masa ‘arrest me burg’ është caktuar për Valmir Dedjan, Ledio Zabelin si dhe Aleks Pupuleku.

Ndërkohë, për Enea Bekteshin e Kelmend Xhaferrin mungon vendimi i gjykatësit paraprak. Sakaq, prokuroria ka kërkuar që kompetencat t’i vendosë gjykata.

Kujtojmë se Ledio Zabeli ditën që ndodhi incidenti ishte drejtuesi i mjetit të bllokuar “Range Rover”, Valmir Dedja, roja i tregut ushqimor, ndërsa Enea Bekteshi, dyshohet se është personi që drejtonte “Audi”-n e blinduar që goditi mjetin e policisë. Sakaq, së bashku me Bekteshin, policia arrestoi në atë kohë edhe kuantin e tij Aleks Pupuleku, i cili kishte strehuar në banesën e tij të kërkuarin. Ndërkohë, Kelmend Xhaferri ishte pasagjer në mjetin “Range Rover”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb