TIRANË

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë kanë njoftuar se kanë goditur një grup kriminal në vend.  Autoritetet e rendit njoftojnë se do të dalin në një deklaratë në orën 16.00, për të dhënë detaje për operacionet.

Deklarata e përbashkët vjen, pasi mësohet se janë lëshuar gjithsej 30 urdhër-arreste ndaj personave të dyshuar të përfshirë në veprimtari kriminale. Urdhër-arrestet janë lëshuar për grupe të strukturuara kriminale që veprojnë në vend.

Policia dhe Krimet e Rënda kanë lëshuar arrestet për akuzat e trafikut të drogës. Urdhër-arrestet janë dhënë për disa të dyshuar, në disa qytete të Shqipërisë. Mësohet se urdhër-arrestet janë lëshuar nga prokurori Vladimir Mara.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb