TIRANË

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një 51-vjeçar është goditur me mjete prerëse  nga pronari i shtëpisë. I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës dhe po merr trajtim të specializuar, ndërsa agresori është vënë në pranga të policisë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Keta” brenda banesës së 44-vjeçarit, i cili rezulton person me precedent penal dhe i dënuar më parë për vjedhje.

Njoftimi i policisë:

Plagos me mjet prerës për motive të dobëta, punëtorin që po i kryente punime në banesë, në pranga 44-vjeçari. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4, arrestuan në flagrancë, shtetasin:

– S. A., 44 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Vjedhje”). Në rrugën “Myslym Keta” brenda në banesë, ky shtetas ka goditur me mjet prerës për motive të dobëta shtetasin D. L., 51 vjeç i cili ka qënë duke kryer punime në banesën e shtetasit  S. A. I dëmtuari D. L., aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, në ngarkim të shtetasit S. A.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: