SHKODËR- “Arrest me burg” për dy autorët e grabitjes në Shirq të Dajçit në Shkodër. Kristian Marashi dhe Julian Vatnikaj janë lënë në arrest me burg nga Gjykata e Shkodrës ndërsa kanë pranuar autorësinë e grabitjes.

Policia ka arrestuar edhe një person të tretë, shtetasin Altin Luka i cili është denoncuar nga i zoti i shtëpisë Mark Alia duke thënë se e ka njohur. Edhe Luka u la në “arrest me burg” me afat për 12 dite. Altin Luka është nipi i zonjës së shtëpisë Shaqe Alia. Ky i fundit ka mohuar se ka lidhje me grabitjen.

Grabitja ndodhi më 21 shkurt ku dy persona të maskuar dhe armatosur me pistoletë kanë hyrë në një banesë dykatëshe ku kanë marre një çifte, një makinë tip Benz ML ngjyrë e zezë me targë 267 NG dhe një celular.

Që prej ditës së parë familjarët deklaruan për policinë se është dikush që i njeh sepse shtëpia ka sistem alarmi dhe kamera sigurie por sinjali i alarmit nuk ka rënë. Grabitësit kanë qenë 3 persona, dy janë futur në banesë ndërsa një tjetër ka qëndruar jashtë, më pas të tre grabitësit janë larguar.

Pas disa orës dy prej autorëve u arrestuan në Tiranë. Dhe më pas u identifikua dhe autori i tretë i dyshuar sipas pronarit të shtëpisë, nipi i gruas së tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb