Kandidatja demokrate Kamala Harris, e cila humbi zgjedhjet presidenciale, ka marrë në telefon Donald Trump, për ta uruar atë për fitoren e zgjedhjeve.
Lajmi është konfirmuar nga CBS News, partneri amerikan i BBC-së. Gjatë bisedës telefonike, Harris theksoi transferimin paqësor të pushtetit, tha një ndihmës i lartë i Harris.
Në një email dërguar stafit të fushatës së Harris, menaxherja e fushatës Jen O’Malley Dillon deklaroi se zëvendëspresidentja ka thënë ndër të tjera se “humbja ishte tepër e dhimbshme”. Gjithashtu, Harris pritet që të mbajë një fjalim publik disa orë më vonë.
(Balkanweb)