Është paraqitur në SPAK Ilir Kulla, eksperti i sigurisë. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Ende nuk dihen arsyet se përse Kulla është paraqitur, ndërsa pritet që të flasë për gazetarët pas daljes nga Prokuroria e Posaçme. Ai është fotografuar i vetëm, dhe pa avokat.

Kujtojmë se Ilir Kulla ka mbajtur postin e këshilltarit të ish-Presidentit Ilir Meta, ndërsa tani ai njihet si pronar i disa bizneseve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb