TIRANË- Ilir Meta është betuar zyrtarisht sot si Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Në një seancë të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë trupi diplomatik i akredituar në vend, prokurori i Përgjithshëm, etj., Meta ka bërë betimin me dorën në Kushtetutë.

“Betohem”, ka thënë ai jo pa emocione, pasi nënkryetarja e parlamentit, drejtuesja e seancës Valentina Leskaj ka lexuar formulën. Meta do të jetë presidenti i shtatë në pluralizëm i Shqipërisë.

Por pak çaste se Meta të betohej, në sallën e parlamentit ka hyrë edhe kryeministri Edi Rama, duke mbajtur kështu premtimin.

20170724-180801

Më pas e gjithë salla është çuar më këmbë në nderim të himnit kombëtar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: