Ish-deputeti i PS-së Arben Çuko ka qenë sot në Prokurorinë e Posaçme. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se ish-deputeti socialist ka dëshmuar per 21 janarin.

Pas daljes nga SPAK, Çuko iu përgjigj interesit të gazetarëve duke thënë shkurt se “janë vrarë 4 veta në Bulevard, nuk mund të lihen kaq kollar në harresë”.

Çuko ka qenë anëtar i Komisionit të Sigurisë, Komandant i Gardës së Republikës dhe këshilltar i Kryeministrit të Kosovës për Sigurinë.

Nga deputet i PS, Çuko mori detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve në korrik 2017 dhe u largua nga kjo detyrë pas gati 1 viti, teksa u arrestua për korrupsion pasiv, në kohën kur mbante detyrën e Drejtorit të Burgjeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb