TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga është shtruar me urgjencë sot në spital me probleme të rënda shëndetësore.


Hajdaraga, 66 vjeç ka pësuar ishemi në tru. Mësohet se Hajdaraga ka qenë në Strugë, Maqedoni ku jep mësim në një universitet shqiptar.


Po kështu burime për “BalkanWeb” pohuan se kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla, është ngarkuar për t’u marrë me menaxhimin e situatës shëndetësore të ish-ministrit socialist të mbrojtjes gjatë kohës së luftës në Kosovë, më 1999.


Një helikopter ka marrë z. Hajdaraga për ta transportuar në një nga spitalet e Tiranës për mjekim më të specializuar.

(m.k/BalkanWeb)