TIRANË

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, e cila u betua mbrëmjen e kaluar para Presidenti të Republikës, Marsida Xhaferllari, ka lënë në këto momente ambientet e këtij institucioni.

Gazetari i “BalkanWeb”, Ergys Gjençaj raporton bazuar në burime të sigurta se Gjykata Kushtetuese do të dalë pas pak në një deklaratë për mediat, por pa specifikuar konkretisht çështjen për të cilën do flasë.

Dekretimi i Xhaferllarit nga kreu i shtetit për në Gjykatën Kushtetuese është kundërshtuar ashpër nga maxhoranca, e cila këtë veprim e ka cilësuar antikushtetues.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb