GREQI

Policia greke ka sekuestruar 105 kg kokainë, ndërsa për këtë ka arrestuar dy shtetas shqiptarë dhe një kroat.

Autoritetet greke përveç kokainës sekuestruan edhe 734 mijë euro. Sasia e lëndës narkotike u gjet e fshehur në një enë brenda një banese në Athinë.  Mediat greke kanë publikuar pamjet teksa autoritete gjejnë drogën brenda banesës.

Kontrolli policor gjithashtu është  shtrirë edhe në një banesë tjetër, ndërsa aty është sekuestruar edhe një shumë monetare prej 200 mijë eurosh. Deri tani thuhet se janë bllokuar mbi 734 mijë euro, por kjo shifër nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga autoritetet e shtetit fqinj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: