GJIROKASTËR

Policia kufitare e Gjirokastrës si rezultat i një operacioni që ka zgjatur 48 orë, ka kapur rreth 500 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis, në kufirin e gjelbër, mbi fshatin Dritë, të Bashkisë Dropull. Specialistët e DVKM dhe sektorit të krimit të organizuar DVPGj-ja  kanë shoqëruar 7 persona që dyshohen si transportues të sasisë së lëndës narkotike.


“BalkanWeb” ka siguruar edhe foton nga vendi i drogës.


Droga Mes Shkurreve


Sasia e lëndës narkotike është gjetur e fshehur në shkurre, e cila më pas dyshohet se do të transportohej drejt Greqisë. Lënda narkotike ishte e ndarë në 21 çanta të zeza, të mëdha, e mbështjellë me natriban, gati për trafikim.

Ndërkohë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rastit dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë.

(n.m/BalkanWeb)