Identifikohet personi që telefonoi sot gjyqtarin Markelian Kuqo, ku e sinjalizonte këtë të fundit se në mjetin e tij i kishin vendosur një bombë.


Ngjarja në fjalë është regjistruar në Korçë. Gazetarja Lorena Kodra tha për ‘BalkanWeb’ se telefonata është bërë nga burgu i Drenovës, ndërsa thuhet se bëhet fjalë për një person me probleme të shëndetit mendor.


Burime nga ky institucion i vuajtjes së dënimit bënë me dije se bëhet fjalë për një person ndaj të cilit është vendosur masa ‘mjekim i detyruar’. Ndërkohë, nga verifikimet e grupit hetimor nuk rezulton të këtë rrezikshmëri për gjyqtarin, pasi bëhet fjalë për një alarm të rremë. Policia ka sekuestruar kartat e telefonit.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: