RRËSHEN

Një 48-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri ditën e sotme në qendër të Rrëshenit. “BalkanWeb” mëson se viktimë ka mbetur shtetasi, Armando Gjini.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërsa policia ka rrethuar zonën. Menjëherë pas ngjarjes, Policia ka ngritur postblloqe me qëllim identifikimi dhe kapjen e autorit.

Njoftimi paraprak i policisë:

Në qytet Rrëshen, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.Gj. vjeç 48, banues në Rrëshen. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.

(Foto ilustruese)

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: