TIRANE-Pas disa muajsh hetime për trukime ndeshjes brenda vendit, por edhe në Europë, Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur ndëshkime të rënda për skuadrën e Skënderbeut.

Komisioni i Etikës ka vendosur që klubit korçar t’i hiqet titulli kampion për edicionin 2015-2016. Gjithashtu korçarët janë ndëshkuar me 20 milionë lekë gjobë si dhe i janë hequr 12 pikë nga renditja e sezonit 2016-207, që gjithsesi nuk e largojnë nga Europa League.

Pas vendimit të Komisionit të Etikës pritet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv, i cili do vendosë për caktimin e trofeut drejt skuadrës që renditet e dyta në klasifikim që në këtë rast është Partizani.

etika
Vendimet e Komisionit të Etikës për Skënderbeun:
KOMISIONI I ETIKËS
Në bazë të nenit 17, 18 e vijues të Kodit të Etikës dhe Nenecve 16, 68/2, 134 e vijues të Kodit të Disiplinës Sportive
VENDOSI
– Deklarimin fajtor të Klubit Sportiv Skënderbeu për komplotim në influencimin e rezultateve të ndeshjeve në kundërshtim me etikën sportive për sezonin 2015-2016;
– Heqjen e titullit “Kampion” për sezonin 2015-2016;
– Dënimin e KS Skënderbeu me gjobë në masën 2000000 (dy milion) lekë;
– Dënimin e Skënderbeut me zbritjen e 12 (dymbëdhjetë) pikëve nga klasifikimi për sezonin 2016-2017;
– Kundër këtij vendimi lejohet ankim sipas nenit 18 të Kodit të Etikës;
– U shpall sot në Tiranë më 23.06.2017.
19260319_1312181838881042_2571479979241617516_n-470x836

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: