Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Marikaj të Vorës ditën e sotme, teksa raportohet se një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari Igli Çelmeta, i plagosuri ka marrë një plumb në këmbë. Dyshohet se ngjarja mund të ketë shpërthyer pas një përplasjeje dhe debati lidhur me pjesët e këmbimit të makinave.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e incidentit dhe po punon për të sqaruar shkakun e konfliktit që çoi në këtë plagosje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb