KORCE

Deputeti më ri i PD-së, Ligoraq Karamelo është kërcenuar me jetë, pak ditë pasi pranoi mandatin e deputetit. Vetë ai, në një prenoncim për “Balkanweb” u shpreh se të paktën 3 persona e kanë kërcënuar me jetë, në qendër të Korçës.

“Rreth orës 3 e 30 jam kërcënuar në mënyrë flagrante nga 3 persona para Katedrales. Ata nisën duke më ofenduar, duke mu kërcënuar për tradhëtinë që kam bërë, duke më sharë për identitetin tim etnik dhe për organizatën që perfaqesoj. Ajo që është e papranueshme është fakti se njerëz të kontigjenteve të tilla ju shërbejnë strukturave të caktuara apo janë thjesht militante,per Korcen janë të papranueshme këto sjellje dhe këto qëndrime.

Kjo është një ngjarje e rëndë e cila më prek thellë por mbi të gjitha më prek gjesti që bëhet. Me gjithë presionet që më bejnë për të hequr dorë nga mandati, unë nuk e tërheq mandatin sepse kam vendosur t’i shërbej vendit.

Më kërcënuan me jetë, për familje, tentuan të më preknin edhe fizikisht. Për mua ishin fytyra të para, sipas informacioneve që kam policia ka shoqëruar njërin prej tyre.”- u shpreh deputeti Karamelo, pak pas ngjarjes.

Ai po ashtu sqaron se ka bërë edhe denoncim në policinë e Korçës.

NJOFTIMI I POLICISE
Në datë 19.03.2019, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë është paraqitur shtetasi L.K, deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i cili ka kallëzuar se ditën e sotme është fyer dhe kanosur për shkak të detyrës.

Policia ka shoqëruar disa persona dhe po kryen veprimet proceduriale të rastit.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Fyerja”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb