TIRANË

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Artur Malaj. Gjyqtari Malaj kaloi KPK, por kjo  nuk ka mjaftuar për të nisur punën si gjyqtar, pasi KPA nga shqyrtimi dhe hetimi mbi veprimtarinë e tij ka konfirmuar se ai ka kontradikta të forta në deklarimet pasurore.

Ai fillimisht u konfirmua në detyrë nga KPK më 3 gusht 2018 nga trupa gjykuese e drejtuar nga Genta Tafa Bungo, realtore Suela Zhegu dhe Pamela Qirko anëtare, por Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit vendosi të ankimojë  sërish vendimin e KPK, ndërsa sot kriteri i pasurisë duket se ka “djegur” përfundimisht gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Artur Malaj.

“Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Artur Malaj”- thuhej ne shkresen e ONM.

Trupa e Kolegjit që dha vendimin përbëhej nga gjyqtarja Rezarta Schuetz (kryesuese), Sokol Çomo (relator) dhe nga anëtarët Ina Rama, Ardian Hajdari dhe Luan Daci.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb