Komisioni i Pavarur i Kualifikimi ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin  e gjyqtarit Tom Ndreca. Gjyqtari Tom Ndreca u shkarkua nga detyra  pasi nuk justifikoi dot  pasurinë e tij.

Ai apeloi vendimin e KPK-s në kolegj, ndërsa trupi gjykues me përbërjen relatore ish-kryeprokuroren Ina Rama, kryesuese Albana Shtyllën dhe anëtarë Natasha Mulja, Rezarta Shultz dhe Sokol Çomon vendosën lënien në fuqi të shkarkimit për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë.

Gjithashtu  gjyqtari Tom Ndreca ka qenë edhe pjesë e trupës gjykuese e cila shqyrtoi edhe dosjen e “21 janarit”.

Ndreca është një emër i njohur i drejtësisë për opinionin publik dhe mediat. Ai ka qenë relator i çështjes “Tahiri” për bllokimin e pasaportës.

Po ashtu, ka qenë edhe gjykatësi që kryesoi në Kolegjin Zgjedhor çështjen e numërimit të votave në Tiranë, duke rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste për shpalljen të pavlefshëm të vendimit të KQZ-së për numërimin e votave hedhur në kutitë e gabuara. Një vendim që shpalli fitues në garën për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Bashën.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: