KQZ i heq mandatin e kryebashkiakut Fredi Belerit.
Beleri siguroi votat dhe fitoi zgjedhjet e 14 majit në Bashkinë e Himarës, por dy ditë para se të mbaheshin lokalet, u arrestua për blerje votash, ndërsa është dënuar me 2 vite burg.
“Nuk kanë asnjë nxitje jashtë asaj që KQZ e nxit ligji për dekriminalizimin. KQZ vendos që t’i heqë mandatin Fredi Belerit”, tha Celibashi ndër deklaroi mbylljen e seancës. Ky ishte një vendim i pritshëm nga ana e KQZ, gjë që e konfirmoi edhe vetë Beleri gjatë fjalës së tij. Ai tha se ishte i vetëdijshëm që do t’i hiqej mandati.
Ndonëse Beleri bëri kërkesë disa herë për t’u betuar, kjo gjë u rrëzua nga GJKKO, duke bërë që ai të humbiste dhe mandatin e kryebashkiakut. Tashmë, në këto kushte, KQZ do të duhet të caktojë një datë të re për zgjedhjet në Bashkinë e Himarës, ndërsa aktualisht institucioni drejtohet nga një kryetar i komanduar, Arqile Bollano.
(BalkanWeb)