Një krim i rëndë në familje është regjistruar sot në Klos. Tre persona dyshohet se kanë humbur jetën, ndërkohë që viktima janë dy vëllezërit dhe djali i njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Xibër.

Gazetari Enver Doçi në një lidhje telefonike për ‘News24’ pohoi se kanë qenë banorët e zonës ata që i kanë transportuar me mjete rrethanore të plagosur në spitalin e Burrelit, ndërsa dyshohet se kanë ndërruar jetë.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po shkon drejt vendngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: