Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është takuar pasditen e sotme me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Në takimin e zhvilluar në selinë e PD, BalkanWeb njofton se ka marrë pjesë edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Arsyeja e këtij takimi të dy krerëve të partive opozitare mendohet të jetë një protest që do të zhvillohet në kryeqytet gjatë këtij muaji.
Takimi mes Bashës e Kryemadhi zgjati rreth 1 orë e 30 minuta, nga 19:00 deri në 20:30.
Megjithatë ende nuk janë dhënë detaje se kur do të jetë data e saktë e protestës. Opozita ka nisur takimet me qytetarët para zhvillimit të protestës.
(e.f/BalkanWeb)