TIRANË- Kur kanë mbetur pak orë nga mbyllja e aplikimeve për Kryeprokurori të Përkohshëm, zyrtarizohet edhe një tjetër kandidaturë. Mësohet se ai është Besnik Muçi, zv/prokurori i Krimeve të Rënda dhe një nga kritikët e policisë.

Muçi ka dorëzuar aplikimin e tij në Prokurorinë e Përgjithshme. Po sot Arqile Koça, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme zyrtarizoi kandidaturën, ndërsa dje dorëzuan dosjen kandidati Ferdinand Elezi dhe Arta Marku. Aplikimet për Prokuror të përkohshëm mbyllen sot në orën 18:00.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb