TIRANË- Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Bashkimit Evropian në Tiranë Romana Vlahutin. Takimi Marku-Vlahutin kanë qëndruar rreth 50 minuta në Prokurorinë e Përgjithshme. Ky është takimi i par mes tyre që pas marrjes së detyrës si Kryeprokurore të zonjës Marku.

Pas takimit ambasadorja Vlahutin ka dalë duke buzëqeshur nga Prokuroria e Përgjithshme.

Vlahutin (4)

Vlahutin (3)

Po sot kryeprokurorja ka qenë në një takim me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, si dhe ministrin e Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetajn. Në takim ishin të pranishëm edhe zv.drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo, Drejtori i Përgjithshëm i Komanduar i Policisë së Shtetit Rebani Jaupaj dhe Drejtori i SHÇBA-së Eduart Merkaj.
Takimi ishte në kuadër të operacionin ‘Forca e ligjit’, që ka nisur si aksion pak muaj më parë.

Ndërkohë Kryeprokurorja e përkohshme është takuar edhe me disa ambasadorë të akredituar në vendin tonë. Ndër të parët që e ka vizituar ka qenë ambasadori i SHBA-ve Donald Lu, për të cilin thuhet se i ka lënë porosi të hetojë rastet e korrupsionit qoftë edhe në nivele të larta.

Pas tij në zyrën e saj kanë shkuar ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, znj. Susanne Schütz si dhe ambasadorin italian Alberto Cutillo.
Ndërsa dje, vizitorët e radhës kanë qenë Ambasadori i Suedisë në vendin tonë, Johan Ndisi dhe ai i Austrisë, Johann Sattler.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: