TIRANE

Në përfundim të mbledhjes, kryesia e re e Partisë Demokratike ka vulosur datën 16 shkurt për të mbajtur protestën e madhe opozitare, e para që organizohet pas zgjedhjes së strukturave të larta të Partisë Demokratike.

Gazetar Klajdi Bodlli raporton për “BalkanWeb” se protesta do të nisë në orën 11:00, ndërsa do të paraprihet nga protesta të tjera në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Strukturat do kenë kohë më shumë se 20 ditë për tu përgatitur për protestën që sipas burimeve nga opozita, do të jetë me një numër të madh pjesëmarrësish.

Kujtojmë që Kryesia e re e PD-së u mblodh dje rreth orës 17:00 për të parën herë, për t’ia lënë radhën mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve (sot ora 11:00) aty ku u diskutua për formën, datën dhe të gjitha detajet e protestës së opozitës.

E pas kësaj mbledhje anëtarët e Kryesisë së PD-së u mblodhën sërish sot pasdite për të vendosur datën dhe orën e protestës së madhe.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb