Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako paraqitet në SPAK.

Lajmi bëhet i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Mësohet se Sako po pyetet për inceneratorin e Tiranës dhe marrëveshjen e nënshkruar me bashkinë e Durrësit për trajtimin e mbetjeve atje.

BalkanWeb sjell pamjet e momentit kur Sako i drejtohet ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

Më herët në SPAK u pyet për tre orë me radhë për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Në fjalën e tij për mediat ai tha se u thirr për Inceneratorin e Tiranës ndërsa shtoi se të gjithë duhet të jenë në dispozicion të drejtësisë.

U thirrja si person në dijeni për inceneratorin e Tiranës. Mendoj se ky nuk duhet të krijojë një lajm. Duhet të jemi në dispozicion të organeve të drejtësisë. Faleminderit!”, tha ai shkurtimisht për gazetarët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb