Gjykata Kushtetuese nuk ka njohur mandatin e Arta Vorpsit, e zgjedhura automatikisht si e para e renditur në listën e KED. Në faqen zyrtare të saj, Gjykata Kushtetuese ka listuar anëtarët që plotësojnë kushtet ligjore për të qenë Anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Ajo që bie në sy në listën e këtij institucioni është mungesa e emrit të Arta Vorpsit, ndërsa është renditur si pjesë e saj, Marsida Xhaferllari.

Njoftimi i plote:

Në mbështetje të nenit 221 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar me ligjin nr.47/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, sot, më 15.11.2019, Gjykata Kushtetuese i ka dërguar institucionit të Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë listën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese që plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj për të qenë anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

1. Znj. Vitore Tusha, gjyqtare me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese;

2. Z. Besnik Muçi, gjyqtar;

3. Znj. Elsa Toska, gjyqtare;

4. Znj. Marsida Xhaferllari, gjyqtare;

5. Znj. Fiona Papajorgji, gjyqtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: