Gjykata e Hagës, do të hapë një hetim mbi krimet e dyshuara të luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë.
“Ekziston një bazë e arsyeshme për të besuar se si krimet e supozuara të luftës ashtu edhe krimet kundër njerëzimit janë kryer në Ukrainë,” tha Karim AA Khan, prokurori i ICC.
“Qëllimi im është që ky hetim të përfshijë gjithashtu çdo krim të ri të supozuar që bie në juridiksionin e zyrës sime që janë kryer nga çdo palë në konflikt në çdo pjesë të territorit të Ukrainës”, shtoi më tej ai.
(BalkanWeb)