Pasi Maqedonia e veriut dështoi bashkë me Shqipërinë që të hapë negociatat me Bashkimin Europian, një lajm i mirë ka ardhur për shtetin tonë fqinj.


Maqedonia e Veriut pritet që të bëhet anëtari i 30 i aleancës ushtarake më të fuqishme të botës, NATO.  Senati Amerikan është shprehur pro pranimit të Maqedonisë në NATO.


Deri më tani 25 vende nga 29 vende kanë ratifikuar protokollin. Kujtojmë se Maqedonia e Veriut ishte kandidate në NATO bashkë me Shqipërinë shumë vjet më parë, por nuk u pranua, kryesisht për faktin se nuk kishte ndryshuar emrin kushtetues.


(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb