KORÇË

Korça tronditet sërish nga tërmeti. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se lëkundje të fuqishme tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë. Banorët kanë dalë nga shtëpitë shumë të tronditur dhe në panik. Sipas qendrës sizmike europiane, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter me epiqendër 10 km në jugperëndim të Bilishtit, në orën 16:21.


  • foto galeri
  • foto galeri

Po sipas banorëve ka lëkundje herë pas here. Nuk ka ende informacione për dëme.


(m.k/BalkanWeb)


Etiketa: