Lëkundje të forta tërmeti goditen vendin, pak caste më parë.

Nuk dihet ende nëse ka patur dëme si pasojë e lëkundjeve të cilat kanë shkaktuar panik të madh te qytetarët.

Kujtojme se ky është tërmeti i dytë i fortë që godet vendin pas atij të 21 shtatorit, ku qindra banesa u dëmtuan.

Lëkundje tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter goditën të gjitha qytetet në vendin tonë ku në disa lagje të qyteteve ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Nga lëkundjet e forta të termetit të gjithë njerzit kanë dalë jashtë. Gjithashtu janë edhe në panik.

Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit të Durrësit dhe 32 kilometra nga Tirana.

Ndërkohë lëkundje të forta janë ndjerë në Itali, Bullgari si dhe në vende të tjera të rajonit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: