Një tërmet është regjistruar sot në vendin tonë, ku lëkundjet janë ndjerë në Tiranë. Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.7. Nga të dhënat e IGJEUM, bëhet e ditur se epiqendra e tërmetit ka qenë 15 kilometra në lindje të kryeqytetit.

Nga të dhënat paraprake nuk raportohet për persona të lënduar apo dhe dëme materiale. Tërmeti ka shkaktuar panik tek qytetarët, sidomos tek ata që banojnë në katet e sipërme të pallateve.


160
160

Kujtojmë se një tërmet i fuqishëm 5.8 ballë goditi Tiranën dhe Durrësin më 21 shtator, ku dhjetra persona u plagosën dhe u dëmtuan shumë banesa.
(ed.me/BalkanWeb)



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: