Lëkundje tërmeti në vend. Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 11:21 me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter sipas Institutit të Gjeoshkencave.

Fillimisht lëkundja u përcaktua me intensitet 3.1 të shkallës Rihter dhe epiqendër Shëngjergj, Tiranë, por në versionin e fundit u përcaktua me forcë 3.5 dhe epiqendër në Labinot Mal Elbasan në një thellësi prej 15 km.

Deri tani nuk raportohet për dëme, teksa lëkundjet janë ndjerë më shumë në katet e sipërme.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: