Përfundon dënimin dhe lirohet nga qelia ish-këshillarja e Arben Ahmetajt, Alda Klosi. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Klosi u dënua nga gjykata 2 vjet e 6 muaj që me gjykim të shkurtuar i takonte 20 muaj. Ndërkohë pas lirimit, ish-zyrtarja do të duhet të qëndrojë në ‘arrest shtëpie’ për akuzën e dytë të pastrimit të parave derisa prokuroria të vendosë pas afatit që i la gjykata.

Kujtojmë se në banesën e Klosit u gjetën shuma të mëdha parash, por edhe bizhuterish. Ndërkohë pastruesja e saj, Rozeta Dobi akuzohet se ka vjedhur në banesën e Klosit një shumë të madhe parash, në bashkëpunim me djalin e saj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: