LAÇ

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Milot-Thumanë. Gazetari i “BalkanWeb”, Elidon Ndreka raporton se një makinë tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me disa gurë, në afërsi të një guroreje pranë “Kryqëzimit  të Patokut”.

“Balkanweb” mëson se në makinë ndodheshin katër anëtarë të një fëmiljeje nga Kukësi, të cilat janë dërguar menjëherë në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme.

Dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë përgjumja e drejtuesit të automjetit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: