LEZHË

Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një aksidenti të rëndë paraditen e sotme në Lezhë.

Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se aksidenti ndodhi rreth orës 09:30, në fshatin Dajç.

Një motomjet me drejtues shtetasin F. M., rreth 30 vjeç, është përplasur me mjetin bujqësor zetor me drejtues shtetasin G. D. Si pasojë është dëmtuar shtetasi F. M., i cili është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: