Policia në Durrës lajmëron se një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në lagjen numër 17.

Një makinë e drejtuar nga një 19-vjeçar ka përplasur një monopatinë, të cilën e drejtonin dy të mitur. Të miturit janë lënduar e janë dërguar në spital. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

“Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:40; në lagjen nr. 17/1, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin E. B., 19 vjeç, është përplasur me një monopatinë  me të cilën lëviznin dy të mitur 16-vjeçarë.

Si pasojë  kanë mbetur të lënduar dy të mitur, të cilët ndodhen  në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B, është shqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: