Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Fier-Libofshë.
Një shtetas 19-vjeçar ka përplasur një motor. Për pasojë, janë plagosur drejtuesi i motorit dhe një pasagjere në motomjet. Të lënduarit janë jashtë rrezikut.
“Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 20:20, në aksin rrugor “Fier-Libofshë”, shtetasi D. H., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin A. M., dhe pasagjere shtetasen M. M.
Nga përplasja janë dëmtuar shtetasit që udhëtonin me motomjet, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
(Balkanweb)