LEZHË

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Lezhë. Gazetari i “BalkanWeb” Elidon Ndreka, raporton se një automjet është përplasur me një motor, ndërsa drejtuesi i këtij të fundit ka ndërruar jetë.

Pas përplasjes së fortë me motorin, makina  ka përfunduar në kanalin anash rrugës. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: